Riregjistrimi i personave të papunë
Në pajtim me dispozitat e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 142/08, 64/09, 156/09, 166/10, 53/11, 185/2011, 44/2012 , 15/2013, 91/2013 dhe 170/2013), personat e papunë bartës të sigurimit shëndetësor duhet të riregjistrohen në shërbimet rajonale të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM). Personat e siguruar që duhet të regjistrohen/riregjistrohen në shërbimin rajonal të Fondit në Shkup, për të kursyer kohë dhe para që i humbin duke udhëtuar deri në qendrën e qytetit ku ndodhet Shërbimi Rajonal i FSSHM-së në Shkup, mund të regjistrohen/riregjistrohen në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor edhe në sportelet e veçuara të shërbimit rajonal të FSSHM-së në Shkup, të vendosura në Poliklinikat e Shtëpisë së Shëndetit në GJORCHE PETROV, DRACHEVO, CHAIR, CHENTO, SHUTO ORIZARI, si dhe në ndërtesën e komunës ILINDEN dhe në sportelet e veçuara të shërbimit rajonal të FSSHM-së në Tetovë, në ndërtesën e mëparshme të komunës Kamenjane në komunën BOGOVINJE dhe në Shtëpinë e Shëndetit në komunën ZHELINO.