Njoftim për takimin e realizuar ndërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Shqipërisë
06/03/2014
Drejtori i FSSH-së, Xhemali Mehazi, sot realizoi një takim pune me një delegacion nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor i Republikës së Shqipërisë. Ky takim erdhi si rezultat i iniciativës së ndërmarrë nga FSSH-ja për shqyrtimin e përbashkët të çështjes së nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Sigurim Social ndërmjet dy vendeve, e cila ka ngecur për shkak të mospërputhjeve në ligjin për sigurimin shëndetësor në këto dy vende.