Risi në shërbimin rajonal Shkup - zyrë e shpërndarë në komunën e Shuto Orizarit
06/02/2014
Drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova, ishte për vizitë pune në zyrën e shpërndarë të FSSHM-së në komunën e Shuto Orizarit. Zyra ndodhet në ambientet e ndërtesës së Poliklinikës Shuto Orizari dhe është e hapur çdo ditë pune nga 07:30 deri në 15:30.