Vizitë pune e drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova në Manastir FSSHM - Ditë të hapura për qytetarët
31/01/2014
Drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova, sot ishte për vizitë pune njëditore në Manastir. Fondi nga 13:00 deri në 15:00 organizoi takim me qytetarët nën moton - Ditë të hapura për qytetarët. Në këtë takim qytetarët morën përgjigje për pyetjet dhe dilemat e tyre dhe njëkohësisht patën mundësi të japin propozimet dhe sugjerimet e tyre deri te personi i parë i FSSHM-së, drejtoresha, mr. Maja Parnardzhieva Zmejkova, dhe deri te ekipi i saj.