Transplantimi i suksesshëm i 35-të në Klinikën e Urologjisë
“Dhurimi i organeve - akti më i lartë i humanizmit - të flasim për këtë” është titulli i broshurës së promovuar në konferencën e sotme për shtyp, në organizim të Shoqatës së qytetarëve me sëmundje të veshkave “Nefron”. Dr. Ljubinko Trpenoski, kryetar i “Nefron”, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se pa mbështetjen e mediave, sot gjendja me statusin e pacientëve me sëmundje të veshkave do të ishte krejtësisht ndryshe. Ai rikujtoi se Shoqata i ka filluar aktivitetet e saj me moton “Nuk mund të marrësh nëse nuk kërkon”, por sot kjo moto është zëvendësuar me një më bashkëkohore - identike me moton e Federatës Ndërkombëtare të të Sëmurëve me Veshka, e ajo është “Nuk mund të kërkosh derisa të mos ofrosh diçka”.