Fjalimi i drejtoreshës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë me rastin e Konferencës së mbajtur për strategjinë e punës së Fondit për vitin 2014-2015
08/11/2013
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që kam nderin t’ju informoj për qëllimet reformuese të Fondit të Shëndetësisë për dy vitet e ardhshme. Strategjia 2014 – 2015 që do t’ju paraqes bazohet në nevojat reale të pacientëve, mjekëve dhe farmacistëve dhe njëkohësisht paraqet një qëllim ambicioz që duhet ta realizojmë.