Takim pune ndërmjet drejtorit të FSSHM-së, mr. Maja Parnarxheva Zmejkova, dhe Godfrey Walker
19/09/2013
Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbajti takim pune me përfaqësues të Zyrës së Fondit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara - UNFPA dhe me konsulentin ndërkombëtar të UNFPA-së, z. Godfrey Walker. Qëllimi i takimit ishte të përcaktohen kornizat e mundshme të bashkëpunimit lidhur me realizimin e aktiviteteve nga Plani i Veprimit për uljen e vdekshmërisë maternale, perinatale dhe foshnjore për vitin 2013-2014. Ky Plan i Veprimit u miratua në seancë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 29.06.2013.