FSSHM hapur edhe të shtunën 29 qershor 2013 për dorëzimin e kërkesave për lëshimin e kartelës elektronike shëndetësore (KESh)
28/06/2013
Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të siguruar në Republikën e Maqedonisë, FSSHM do të mundësojë që kërkesat për lëshimin e kartelës elektronike shëndetësore të dorëzohen edhe të shtunën, 29 qershor 2013. Të gjitha shërbimet rajonale të FSSHM në mbarë vendin do të punojnë në periudhën prej 07:30 deri në 19 orë.