Njoftim për të dhënat lidhur me kërkesat për lëshimin e kartelës elektronike shëndetësore (KESh)
10/06/2013
Në FSSHM deri më tani kanë arritur 250 thirrje në numrin telefonik falas 0800 33 2222 nga pensionistë mbi moshën 70 vjeç, si dhe nga persona të pafuqishëm që kërkuan që dokumentet për KESh t’u merren nga shtëpitë e tyre. Përfundimisht me të premten, 08 qershor 2013, 230 persona të siguruar tashmë janë vizituar, ndërsa 20 do të vizitohen sot.