Shpallje nga MSH për shprehjen e interesit për veprimtari dhe qira në KShP
Me qëllim sigurimin e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore në kujdesin shëndetësor primar, si dhe për qasje më efikase dhe në kohë në barna për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë i fton të gjithë punonjësit shëndetësorë të interesuar dhe institucionet shëndetësore private që të dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë - Letër interesi për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore në Rrjetin e institucioneve shëndetësore në veprimtarinë: mjekësi e përgjithshme, stomatologji e përgjithshme, gjinekologji dhe obstetrikë (mjekë të zgjedhur), ose për kryerjen e veprimtarisë farmaceutike në fshatra dhe vendbanime, në të cilat sipas Urdhëresës për rrjetin e institucioneve shëndetësore nuk ka institucione shëndetësore ekzistuese për veprimtaritë e lartpërmendura.