Mjete ndihmëse gjatë referimit të pacientëve në nivel më të lartë të kujdesit shëndetësor
Nga 01.01.2012 filloi mënyra e re e referimit, të cilën, sipas ligjit për SSH, janë të detyruara ta zbatojnë të gjitha institucionet shëndetësore që kanë lidhur marrëveshje me Fondin. Për FSSHM-në më e rëndësishme është që të gjithë personat e siguruar të marrin në kohë dhe me cilësi shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërkohë që të mos krijohen turma në ambulancat dhe kabinetet e diagnostikimit. Për këtë qëllim, Fondi, në bashkëpunim me IPSH Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-mi Septemvri - Shkup”, IPSH Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski-Shkup” (Spitali i vjetër i Qytetit) dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup-Shkup, të cilat janë institucione të nivelit sekondar në territorin e qytetit të Shkupit, përgatiti dhe publikoi në faqen e vet të internetit dy tabela me lista pritjeje dhe numra telefonikë për caktimin e termineve.