Raport i publikuar për DRG - Grupet e Ngjashme Diagnostike për periudhën janar - shtator 2011
11/10/2011
Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) njofton se në web faqen e ka publikuar raportin DRG për janar - shtator 2011, të përgatitur nga grupi punues për DRG i FSSHM-së. Në analizë janë përfshirë 58 institucione shëndetësore, të klasifikuara sipas llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore që ofrojnë, prej të cilave 54 janë institucione shëndetësore publike dhe 4 institucione shëndetësore private.