Çmime referente të propozuara nga lista pozitive e barnave në kujdesin shëndetësor spitalor dhe parësor
26/10/2010
Në fazën e dytë të përcaktimit të çmimeve referente të barnave nga lista pozitive në përputhje me metodologjinë e re të FSSH-së, janë miratuar çmime referente të propozuara nga lista pozitive e barnave për kujdesin shëndetësor spitalor për 332 barna gjenerike, përkatësisht 480 barna me emër të mbrojtur. Për pjesën tjetër, rreth 290 emra të mbrojtur të barnave, FSSH nuk ishte në gjendje të përcaktonte çmim referent të propozuar për shkak të mungesës së çmimeve unike në faqen zyrtare të Byrosë së Barnave www.reglek.com.mk.