Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fondi miratoi Rregullore të re për fekondimin e asistuar biomjekësor

E njoftojmë publikun se Fondi miratoi Rregullore të re për kriteret për lidhjen e kontratave dhe mënyrën e pagesës dhe procedurën për realizimin e të drejtës dhe të shërbimeve shëndetësore për fekondim të asistuar biomjekësor në institucionet shëndetësore që kryejnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.5/2024), me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet e institucioneve shëndetësore dhe të Fondit, si dhe të drejtat e personave të siguruar për realizimin e procedurës së FAB-së në ngarkim të mjeteve të Fondit

Në Rregullore është përcaktuar procedura për parashtrimin e dokumentacionit për FAB, si dhe dokumentacioni i nevojshëm që duhet ta sigurojë personi i siguruar.

Në pjesën për dokumentacionin e nevojshëm, në pika të veçanta është përcaktuar dokumentacioni mjekësor për gruan, burrin

për të dy partnerët, për gruan me zotësi afariste, si dhe dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e të drejtës për FAB me material të krioprezervuar

dhe bartës gestacional.

Krahas dokumentacionit mjekësor, është theksuar edhe dokumentacioni administrativ i nevojshëm për fillimin e procedurës për FAB.

Në varësi të dokumentacionit mjekësor dhe mendimit profesional, janë përcaktuar 5 Protokolle të reja, përkatësisht:

  1. Protokoll standard për FAB – Formulari 1.1
  2. Protokoll për FAB me qeliza vezore të krioprezervuara (të veta ose donatore) – Formulari 1.2
  3. Protokoll për FAB me spermatozoide të krioprezervuara (të veta ose donatore) – Formulari 1.3
  4. Protokoll për FAB me transferim embrioni të embrioneve të krioprezervuara (të veta ose donatore) – Formulari 1.4
  5. Protokoll për FAB me bartës gestacional – Formulari 1.5

Për secilin Protokoll, Fondi ka përcaktuar më shumë paketa me çmim referent.