Njoftim (2) për dorëzimin e dokumentacionit për përcaktimin e kompensimit kontraktual për vitin 2024
[01.11.2023]
Të gjitha institucionet private shëndetësore (IPSH) që kryejnë mbrojtje shëndetësore specialistike-konsultative, institucionet shëndetësore që ofrojnë shërbime shëndetësore për kryerjen e trajtimit me hemodializë dhe institucionet shëndetësore që ofrojnë shërbime shëndetësore për fertilizim të asistuar biomjekësor (FAB), të cilat kanë kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me qëllim përcaktimin e kompensimit kontraktual për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar në vitin 2024, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Propozim - Plan për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2024 sipas veprimtarive - formular (1-5);
- Rekapitullim përmbledhës i shërbimeve shëndetësore të planifikuara gjithsej, për të gjitha veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore në vitin 2024 (nëse kanë më shumë se një veprimtari) - formulari 6;
Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me formularët e përcaktuar nga Fondi, të publikuar në faqen e internetit www.fzo.org.mk në seksionin Shëndetësi → Modelet e dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2024.
Dokumentacionin e nevojshëm institucioni shëndetësor duhet ta dorëzojë në arkivin e Fondit, me shënimin “për Sektorin për Çështje Financiare” dhe në formë elektronike në adresën e e-mailit [email protected], dhe gjatë kësaj në titullin e e-mailit duhet të qëndrojë emri i institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje duhet të përcaktohet personi për kontakt, telefoni i kontaktit dhe adresa e tij e e-mailit.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Fond është deri më 19.11.2023.
Fondi mund të kërkojë edhe dokumentacion tjetër lidhur me Kërkesën.
Me respekt,
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut