Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim (1) për dorëzimin e dokumentacionit për përcaktimin e kompensimit të kontraktuar për vitin 2024 - PLOTËSIM

Njoftim (1) për dorëzimin e dokumentacionit për përcaktimin e kompensimit të kontraktuar për vitin 2024 - PLOTËSIM

[01.11.2023]

Të gjitha institucionet publike shëndetësore (IPSH), institucionet private shëndetësore (IPSH) që kryejnë kujdes shëndetësor spitalor dhe institucionet shëndetësore që sigurojnë rehabilitim mjekësor të specializuar si trajtim i zgjatur spitalor (banja), të cilat kanë kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim përcaktimin e kompensimit të kontraktuar për sigurimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar në vitin 2024, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për përcaktimin e kompensimit të kontraktuar për vitin 2024 me arsyetim të hollësishëm nëse kërkohet kompensim më i lartë se ai i përcaktuar për vitin 2023;
  • Propozim-Plan për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2024 sipas veprimtarive - formular (1-5);
  • Rekapitular përmbledhës i shërbimeve shëndetësore të planifikuara gjithsej për vitin 2024 sipas niveleve të mbrojtjes shëndetësore - formular 6,
  • Lista e veprimtarive - formular 9 dhe ndryshimet që kanë ndodhur në 2023 (vetëm për IPSH);
  • Lista e të punësuarve sipas strukturës - formular 8 dhe plan për punësimin e kuadrit të ri (vetëm për IPSH).

[PLOTËSIM 07.11.2023]

  • Të dhëna për participimin e llogaritur dhe të arkëtuar për shërbimet shëndetësore në vitin 2023 - shuma totale
  • Kërkesa ndaj Ministrisë së Shëndetësisë në bazë të programeve (vetëm për IPSH)
  • Të dhëna për numrin e personave të angazhuar me kontratë në vepër sipas strukturës


Nëse kërkohet kompensim për pajisje të reja dhe procedura të reja diagnostike duhet të dorëzohet edhe:

  • Pasqyrë e pajisjeve të reja të planifikuara dhe procedurave të reja diagnostike për vitin 2024 - formular 7 me elaborat të bashkëngjitur për qëllimet e futjes së pajisjes, kuadrin që do të përfshihet në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes, mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen rrjedhëse të pajisjes dhe hulumtimin e tregut me tre oferta.

Nëse IPSH kërkon kompensim për rikonstruksion dhe/ose rinovim duhet të dorëzohet edhe:

  • Matje/përllogaritje nga një firmë ndërtimore e autorizuar.

Nëse IPSH kërkon kompensim të kushtëzuar duhet të dorëzohet edhe:

  • Arsyetim i hollësishëm; 
  • Propozim Plan për lloj dhe vëllim specifik të shërbimeve shëndetësore, nëse kërkesa për kompensimin e kushtëzuar ka të bëjë me lloj dhe vëllim specifik me shërbime shëndetësore të përcaktuara saktë (duke përfshirë edhe barnat) që institucioni shëndetësor duhet t'i kryejë gjatë vitit në Formular (Shtojca 1)
  • Propozim Plan për shpenzime të veçanta nga puna rrjedhëse të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëse kërkesa për kompensimin e kushtëzuar ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të veçanta nga puna rrjedhëse të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Formular (Shtojca 3);
  • Për miratimin e kompensimit të kushtëzuar për barna, në shtojcë të kërkesës që dorëzon institucioni shëndetësor, krahas Propozim-planit për lloj dhe vëllim specifik të shërbimeve shëndetësore (Formular nga Shtojca 1), dorëzohet edhe udhëzim/protokoll për mjekësi të bazuar në prova, në përputhje me nenin 27 të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, i cili përfshin përdorimin e barit për të cilin kërkohet kompensim i kushtëzuar. Udhëzim/protokoll për mjekësi të bazuar në prova nuk dorëzohet vetëm nëse bëhet fjalë për:
    • barna që janë në Listën e barnave që bien në barrë të Fondit ose
    • barna për të cilat më 05.09.2023 tashmë ka pasur prokurim publik aktiv.

Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me formularët e përcaktuar nga Fondi, të publikuar në faqen e internetit www.fzo.org.mk në pjesën Shëndetësi -> Modele të dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2024.


Kërkesa për kompensim të kontraktuar me shtojcat, e verifikuar nga drejtori i institucionit shëndetësor, dorëzohet në arkivin e Fondit me shënimin "për Sektorin për Çështje Financiare". Njëkohësisht, institucioni shëndetësor duhet ta dorëzojë kërkesën me shtojcat edhe në formë elektronike në adresën elektronike [email protected], ndërsa është e nevojshme që në emërtimin e adresës elektronike të qëndrojë emri i institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje të shënohet personi për kontakt, telefoni i kontaktit dhe adresa e tij elektronike.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Fond është deri më dhe duke përfshirë 09.11.2023.

Fondi mund të kërkojë edhe dokumentacion tjetër lidhur me Kërkesën. 

Me respekt,

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut
 

Dokumente

formular 6 formular 9 formular 8 formular 7