Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për vazhdimin e pushimit mjekësor

Njoftim për vazhdimin e pushimit mjekësor

NJOFTIM

Vazhdimi i pushimit mjekësor mbi të gjitha bazat kryhet nga mjeku i zgjedhur në bazë të kontrollit të drejtpërdrejtë të personit të siguruar. Me këtë rast, duke filluar nga 28.07.2021 (e mërkurë), dokumentacioni i nevojshëm i skanuar (formulari PSR dhe raporti nga specialisti/mendimi konsiliar/fletëlëshimi), mjeku i zgjedhur duhet ta dorëzojë në mënyrë elektronike në emailin e ri [email protected] te personi përgjegjës i Komisioneve Mjekësore (KMP/KML) të Fondit.

Njëkohësisht ju informojmë se, për shkak të problemit me komunikimin përmes emailit të Fondit, është e nevojshme që mjekët e zgjedhur t’i përcjellin përsëri në adresën e re të emailit të Komisioneve Mjekësore të gjitha kërkesat për vazhdimin e pushimit mjekësor të personave të siguruar nga 24.07.2021 deri më 27.07.2021 përfshirë.