Njoftim lidhur me anekset për vazhdimin e kontratave me mjekët e zgjedhur
26/11/2018
Në takimin e sotëm që u mbajt në hapësirat e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, Fondi dhe Oda e Mjekëve e Maqedonisë ranë dakord të nënshkruhet aneks për vazhdimin e kontratave ekzistuese me mjekët e zgjedhur, gjinekologët, pediatrit dhe laboratorët, i cili do të zbatohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërkohë, përfaqësuesit e Fondit për Shëndetësi dhe të Odës do të formojnë grupe të posaçme pune që do të punojnë në përmirësimin e kontratave dhe korrigjimet e tyre.