Kriteret për paaftësinë e përkohshme për punë
Të nderuar,
Në lidhje me ndryshimet e reja në Kriteret për procedurat diagnostike dhe vlerësimin e paaftësisë së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimeve ose nevojës për kujdes ndaj një anëtari të sëmurë të familjes së ngushtë, të cilat hyjnë në fuqi nga 1 prill 2012, Ju njoftojmë se FSSHM do të kryejë edukime për mjekët nga Shërbimet Rajonale të FSSHM-së dhe institucionet shëndetësore. Edukimi ka për qëllim njohjen më të mirë me Kriteret e reja dhe ndryshimin e procedurës për realizimin e të drejtës për pushim mjekësor, dhe rrjedhimisht zbatimin e duhur të tyre. Edukimi do të zhvillohet në ambientet e Shërbimit Qendror të FSSHM-së në katin e tretë në sallën e mbledhjeve. Në orarin e edukimit janë parashikuar:
• më 27.02.2012 në orën 12:30 në trajnimin duhet të marrin pjesë mjekët nga PLK dhe VLK nga Shërbimet Rajonale të Fondit, me përjashtim të SHR Shkup, ndërsa për ato Shërbime Rajonale që nuk kanë përfaqësues mjek, është e nevojshme të marrë pjesë një përfaqësues nga ai Shërbim Rajonal i caktuar nga udhëheqësi.
• më 28.02.2012 në orën 12:30 janë parashikuar mjekët nga PLK dhe VLK nga Shërbimi Rajonal Shkup.
• më 29.02.2012 në orën 12:30 në trajnimin do të marrin pjesë kontrollorët nga Shërbimi Rajonal Shkup.
• më 01.03.2012 dhe më 02.03.2012 janë parashikuar koordinatorët sipas komunave të ZPLRM-së.