Paketat primare për kujdesin shëndetësor preventiv dhe ndihmën e shpejtë mjekësore me trajtim në shtëpi
11/01/2011
Me vendim për ndryshimin e rregullores për kriteret për lidhjen e kontratave për mënyrën e pagesës së shërbimeve shëndetësore të institucioneve shëndetësore që kryejnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ, të miratuar nga Këshilli Drejtues në seancën e mbajtur më 9.12.2010, duke filluar nga muaji janar 2011 shtëpitë e shëndetit për veprimtaritë e kujdesit shëndetësor preventiv dhe ndihmës së shpejtë mjekësore me trajtim në shtëpi do të faturojnë në mënyrë të re, përkatësisht sipas paketave primare për kujdesin shëndetësor preventiv dhe ndihmën e shpejtë mjekësore me trajtim në shtëpi.