Udhëzim për formularin e ri të recetës për përshkrimin e barnave nga lista e barnave që mbulohen nga FSSH-ja
01/11/2011
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë, në bazë të dispozitave kontraktuale, ligjeve dhe akteve nënligjore, ku bën pjesë edhe Rregullorja për përmbajtjen dhe mënyrën e realizimit të të drejtave dhe detyrimeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.105 e datës 01.08.2011), përcakton se barnat që mbulohen nga FSSH-ja për kujdesin shëndetësor parësor përshkruhen në formular recete të FSSH-së, të përcaktuar nga Bordi Drejtues.