Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për zgjerimin e paketës LU-1

Me qëllim të unifikimit të punës si dhe dhënies së udhëzimeve të drejta për personat e siguruar për marrjen e shërbimeve përkatëse, Ju rikujtojmë se në marrëveshje me mjekët amë është bërë zgjerimi i shërbimeve të përfshira me formularin LU1. Zgjerimi ka për qëllim forcimin e kujdesit shëndetësor primar dhe zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e sëmundjeve. Analizat biokimike me të cilat është bërë zgjerimi i udhëzimit LU1 janë këto: Testi i tolerancës së glukozës (OGTT), Hemoglobina e glikolizuar (HbA1C) dhe Hormoni tireostimulues (TSH).

Dokumente

Njoftim për zgjerimin e paketës LU-1