Njoftim - Lëshimi i udhëzimit laboratorik UL 1- COVID – 19 nga mjeku i zgjedhur
Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.303/2020 më 21.12.2020, është botuar Vendimi për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e formularëve të parashikuar në Rregulloren për përmbajtjen dhe mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrimeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, me të cilin futet formulari i ri i Udhëzimit Laboratorik 1 – COVID-19-(SARS-CoV2) -“UL1-COVID-19. Në vendim është bërë korrigjim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.311/2020 nga 28.12.2020, me të cilin është shpallur edhe vetë formulari i këtij udhëzimi, i cili duhet të zbatohet në praktikë.