Njoftim për çmimet e testeve të Koronavirusit Covid – 19
27/03/2020
Në lidhje me informacionet që qarkullojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, lidhur me shërbimet shëndetësore dhe çmimet e referencës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor, dëshirojmë të Ju informojmë si më poshtë:
- Në veprimtarinë laboratorike ekzistojnë disa teknika të ndryshme për zbulimin e shkaktarëve infektivë, si për shembull: - teste serologjike gjatë të cilave zbulohen antitrupa ndaj shkaktarit të infeksionit - teste molekulare gjatë të cilave zbulohet prania e vetë shkaktarit, në këtë rast virusit
- Në përputhje me sa u tha më sipër, edhe Fondi ka formuar shërbime shëndetësore për veprimtarinë laboratorike, varësisht nga teknika që përdoret në institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin, dhe që kanë të bëjnë me infeksionet me koronavirusin Covid-19
Link Dokumente