Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për aktivitetet që ndërmerr Fondi gjatë masës së shqiptuar për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e infeksionit nga Covid – 19 (Koronavirus) në pjesën e funksionimit të institucioneve shëndetësore

NJOFTIM

për aktivitetet që ndërmerr Fondi për  kohëzgjatjen e masës së shqiptuar  për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e infeksionit nga  Covid – 19 (Koronavirus) në pjesën e funksionimit të institucioneve shëndetësore

Në lidhje me nevojën për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes së   Covid – 19 (Koronavirus),  Këshilli Drejtues i Fondit miratoi masat dhe rekomandimet e mëposhtme për institucionet shëndetësore që kanë lidhur marrëveshje me  Fondin:

Realizimi i së drejtës për pushim mjekësor dhe pagesa e kompensimit të pagës

Vazhdimi i pushimit mjekësor mbi të gjitha bazat, mjeku i zgjedhur mund ta kryejë në bazë të një thirrjeje telefonike nga personi i siguruar. Me këtë rast, që mjeku të lëshojë propozimin për pengesë për punë (formulari PSR), duhet që përmes sistemit “Moj Termin” të marrë raportin e fundit, përkatësisht letrën e lëshimit, të lëshuar nga specialisti i institucionit përkatës shëndetësor. Ndërsa konsiliumi mendimin mjeku i zgjedhur duhet ta skanojë dhe ta dorëzojë me e-mail te Fondi.

Nëse pushimi mjekësor duhet të vazhdohet mbi 2 muaj për herë të parë, mjeku i zgjedhur dhe Komisioni Mjekësor i Shkallës së Parë do të vendosin mbi raportin e fundit të vlefshëm/letrën e lëshimit nga specialisti mbi bazën e së cilës është lëshuar pushimi i mëparshëm mjekësor, pa e udhëzuar të siguruarin për kontroll në klinikë për të marrë raport të ri specialistik, përkatësisht mendim konsiliar.

Mjeku i zgjedhur gjatë hapjes së një pushimi të ri mjekësor mbi çfarëdo baze, mund të lëshojë formularin ISR deri në 15 ditë (në vend të deri në 7 ditë si deri tani), pa iu përmbajtur Kritereve për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit. Këto masa nuk vlejnë për hapjen e pushimit të ri mjekësor për punonjësit shëndetësorë të punësuar në sektorin shëndetësor. Për të hapur pushim të ri mjekësor për një punonjës shëndetësor të punësuar në sektorin shëndetësor, mjeku i zgjedhur duhet të kryejë kontroll të drejtpërdrejtë të pacientit, duke respektuar Kriteret për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit.

Pas skadimit të 15 ditëve, vazhdimi i pushimit mjekësor bëhet në bazë të raportit specialistik. Kjo do të thotë se në këto raste i siguruari duhet të udhëzohet në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me mjekësinë e bazuar në dëshmi.

Formularin PSR dhe raportin nga specialisti/mendimin konsiliar/letrën e lëshimit, mjeku i zgjedhur i dorëzon elektronikisht në një e-mail të veçantë te personi përgjegjës në shërbimin rajonal të Fondit.

  Shtojcë: Lista e personave për kontakt  në shërbimet rajonale të Fondit 

Personi përgjegjës nga Fondi dokumentet e ardhura elektronikisht nga mjeku i zgjedhur i përcjell me e-mail te Komisioni Mjekësor i Fondit. Vlerësimin për pengesë për punë të lëshuar nga Komisioni Mjekësor i Fondit, mjeku i zgjedhur mund ta shohë në portalin e Fondit në pjesën “Kërkesë për pacientë - lëshimi i formularit ISR”. Mjeku i zgjedhur e njofton me telefon të siguruarin për vazhdimin e pushimit mjekësor.

             Shembull: nga Portali i “Kërkesë për pacientë - lëshimi i formularit ISR”

Kriteret për lëshimin e pushimit mjekësor (Kriteret për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit)

1. Gjatë lëshimit të pengesës së përkohshme për punë për sëmundjet e sistemit respirator (J00-J99 si diagnozë primare) nuk do të zbatohen Kriteret për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit.

2. Mjeku i zgjedhur gjatë hapjes së pushimit të ri mjekësor për të gjitha diagnozat e tjera dhe pushimet mjekësore mbi çfarëdo baze, mund të lëshojë formularin ISR deri në 15 ditë (në vend të deri në 7 ditë), pa iu përmbajtur Kritereve për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit. Këto masa nuk vlejnë për hapjen e pushimit të ri mjekësor për punonjësit shëndetësorë të punësuar në institucione shëndetësore. Për të hapur pushim të ri mjekësor për një punonjës shëndetësor, mjeku i zgjedhur duhet të kryejë kontroll të drejtpërdrejtë të pacientit, duke respektuar Kriteret për procedura diagnostike dhe vlerësim të pengesës së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit. Për vazhdimin e pushimit mjekësor pas ditës së 15-të, i siguruari udhëzohet në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen primare shëndetësore

1. Mjekët e zgjedhur gjatë periudhës së zgjatjes së masës nuk duhet t’i thërrasin personat e siguruar për kontrolle preventive. Për këtë periudhë do të konsiderohet se qëllimet janë përmbushur plotësisht. Kjo do të thotë se numri i planifikuar i qëllimeve paraqitet si i realizuar plotësisht.

2. Në mungesë të mjekut të zgjedhur për shkak të sëmundjes ose izolimit, shërbimet shëndetësore i ofron mjeku zëvendësues i rregullt. Në rast sëmundjeje ose izolimi të mjekut zëvendësues të rregullt, Fondi do të mundësojë pa kufizim caktimin e një mjeku të dytë zëvendësues, dhe sipas nevojës edhe një mjeku tjetër zëvendësues. Me këtë rast, mjeku i zgjedhur e njofton Fondin me e-mail për ndryshimin e ndodhur. Detyrimi i mjekut është që në vend të dukshëm të vendosë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të kontaktit të mjekut zëvendësues.

3. Pagesa e kapitacionit për pushim mjekësor deri në 30 ditë kryhet nga Fondi.

Në rast kur pengesa për punë zgjat më shumë se 30 ditë, mjeku zëvendësues i rregullt mund edhe pas skadimit të 30 ditëve të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për personat e siguruar të mjekut që është në pushim mjekësor më afatgjatë. Me këtë rast pagesa e kapitacionit për mjekun zëvendësues bëhet në shumën prej 70% të kapitacionit të mjekut që është në pushim mjekësor (me detyrimin për marrjen përsipër të infermieres, nëse ajo është në punë).

4. Nëse gjatë periudhës sa zgjat masa e përkohshme, ekipi mjekësor mbetet pa infermiere, dhe institucioni shëndetësor nuk mund ta kompletojë ekipin, mjeku i ofron shërbimet shëndetësore pa infermiere, për këtë e njofton Fondin, ndërsa Fondi vazhdon të paguajë kompensim për kapitacion si për ekip të kompletuar.

Lëshimi i recetave për barna në barrë të Fondit 

1. Mjekët amë të mos përshkruajnë barna me recetë pa indikacione mjekësore, me insistim të të siguruarve. Çdo përshkrim i barnave pa indikacione mjekësore do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes profesionale mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë.

2. Mjeku i zgjedhur mund të lëshojë recetë për terapi kronike edhe në rast kur rekomandimi nga specialisti/letra e lëshimit është më i vjetër se një vit

3. Recetat për terapinë kronike mjeku i zgjedhur t’i lëshojë për 6 muaj

4.       Recetat për terapi akute mjeku i zgjedhur mund t’i përshkruajë për barna në sasi të mjaftueshme deri në 14 ditë, sipas mendimit të mjekut

5. Përshkrimi i recetave për heparin me peshë të ulët molekulare ENOXAPARIN dhe NADROPARIN:

 Mjekët amë gjinekologë

Mjekët amë gjinekologë mund të përshkruajnë terapi me ampula clexane ose fraxiparin  për gratë shtatzëna që për herë të parë duhet të fillojnë ta marrin atë dhe për pacientët te të cilët nevojitet vazhdimi i së njëjtës në bazë të rezultateve të D-dimerëve dhe gjetjes me eko dhe vërtetimit nga specialist transfuzionolog ose specialist gjinekolog nga spitali ose klinika, të marrë me e-mail. Pacientët nuk duhet të shkojnë personalisht te mjeku specialist, por mjeku amë e siguron mendimin mjekësor me e-mail nga spitali ose klinika përkatëse. Mendimi mjekësor nuk është e nevojshme të jetë në formular/dokument të veçantë, por vetëm i shkruar në mesazh e-mail drejtuar gjinekologut amë. Për nevojën e rimbursimit, mjeku i zgjedhur është i detyruar ta printojë mesazhin elektronik që përmban mendimin mjekësor të specialistit nga spitali ose klinika, si zëvendësim për raport specialistik. Përsërisim se pacienti nuk duhet të shkojë te mjeku specialist për rekomandim për clexane ose fraxiparin.

 Mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme

Mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme mund të përshkruajnë terapi me ampula clexane ose fraxiparin  për pacientët te të cilët nevojitet vazhdimi i së njëjtës në bazë të rezultateve të D-dimerëve dhe vërtetimit nga specialist transfuzionolog ose specialist nga spitali ose klinika, të marrë me e-mail. Pacientët nuk duhet të shkojnë personalisht te mjeku specialist, por mjeku amë e siguron mendimin mjekësor me e-mail nga spitali ose klinika përkatëse. Mendimi mjekësor nuk është e nevojshme të jetë në formular/dokument të veçantë, por vetëm i shkruar në mesazh e-mail drejtuar mjekut amë. Për nevojën e rimbursimit, mjeku i zgjedhur është i detyruar ta printojë mesazhin elektronik që përmban mendimin mjekësor të specialistit nga spitali ose klinika, si zëvendësim për raport specialistik. Përsërisim se pacienti nuk duhet të shkojë te mjeku specialist për rekomandim për clexane ose fraxiparin.

Shërbime shëndetësore nga mbrojtja shëndetësore specialistike-konsultative dhe stomatologjia e përgjithshme

1. Për shkak të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit, institucionet shëndetësore nga mbrojtja shëndetësore specialistike-konsultative dhe stomatologjia e përgjithshme duhet të punojnë në orarin e paraparë të punës dhe të ofrojnë shërbime shëndetësore vetëm në raste urgjente.

2. Gjatë periudhës së vlefshmërisë së masave, nëse institucionet shëndetësore nga mbrojtja shëndetësore specialistike-konsultative nuk mund t’u ofrojnë shërbime shëndetësore personave të siguruar brenda kompensimit mujor të përcaktuar, mjetet e papërdorura do të mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të masës, përkatësisht deri në fund të vitit.

Vërtetimi i ndihmesave ortopedike

Nëse personi i siguruar ka raport specialistik dhe gjetje, vlerësim dhe mendim më të vjetër se 1 vit, vlefshmëria e tyre zgjatet deri më 31.05.2020. Me këtë rast, mjeku i zgjedhur mund të përshkruajë vërtetime për nevojën për ndihmesë ortopedike vetëm për periudhën e cekur.

Vërtetimet për ortopedike ndihmesa edhe më tej mbeten të vërtetohen në sportelet e shërbimeve rajonale, për shkak të ekzistimit të pengesave teknike që ato të vërtetohen nga mjeku i zgjedhur, përkatësisht mjeku specialist.

Vërtetimin e certifikuar Fondi sipas detyrës zyrtare do t’ia dorëzojë me postë personit të siguruar në adresën e shtëpisë, ose nëse personi i siguruar ka lënë numër telefoni kontakti, do të njoftohet me SMS për numrin e certifikimit të vërtetimit. Personi i siguruar, pavarësisht mënyrës se si është njoftuar për vërtetimin e certifikuar (në letër ose me numrin e certifikimit të marrë me SMS), ndihmesën e nevojshme mund ta marrë me dëshmi identifikimi në shtëpinë ortopedike sipas zgjedhjes së vet.”

Mënyra e punës së Fondit me institucionet shëndetësore

Pranimi i kërkesave nga institucionet shëndetësore që lidhen me çfarëdo ndryshimi statusor në përputhje me marrëveshjen ose lidhjen e një marrëveshjeje të re, mund të bëhet në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

- dokumentet e skanuara të dorëzohen në  [email protected]  në Fond,

- me postë ose

- në raste të jashtëzakonshme në sportelin e caktuar për pranimin e dokumenteve

Marrëveshjet e përgatitura, anekset e marrëveshjeve dhe njoftimi do të dorëzohen me postë në adresën e institucioneve shëndetësore.

Fondi ndjek në mënyrë aktive rekomandimet e OBSH-së dhe zbaton të gjitha masat e Qeverisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullsisë për parandalimin e përhapjes së Covid – 19 (Koronavirus).

Dokumente

në shërbimet rajonale të Fondit