Njoftim - Masa për veprim gjatë masës së shqiptuar për parandalimin e përhapjes dhe shuarjen e infeksionit nga Covid – 19 – Koronavirus
Duke ndjekur angazhimet, masat dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizës për përballimin e virusit “korona”, si dhe të të gjitha institucioneve kompetente për përballimin e Koronavirusit Covid – 19 “, Fondi i Sigurimit Shëndetësor, si institucion me përgjegjësi të lartë shoqërore, në seancën e Këshillit Drejtues më 13 mars 2020, ndërmori një sërë masash me të cilat do t’ua lehtësojë shërbimet personave të tij të siguruar. Këto masa do të jenë në fuqi për aq kohë sa zgjasin masat e përkohshme të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes dhe shuarjen e “Koronavirusit”, dhe janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.